Konstanta e Faradeit
Në fizikë dhe kimi, konstantia e Faradeit, që shënohet me simbolin F dhe që është emëruar sipas Michael Faraday, është madhësia e ngarkesës elektrike per mole të elektroneve.[1] Aktualisht ka pranuar vlerën: 96485.3365(21) C mol−1.[2] Konstanta F ka një lidhje të thjeshtë me dy konstante të tjera fizike: ku: e ≈ 1.6021766×10−19 C;[3]
- NA ≈ 6.022141×1023 mol−1.[4]
NA është konstanta e Avogadros (raporti i numrit të grimcave N në një substancë n – një njësi moli), dhe e është ngarkesa elementare ose madhësia e ngarkesëssë një elektroni. Kjo lidhje është e saktë sepse sasia e ngarkesës së një moli të elektroneve është e barabartë me sasinë e ngarkesës së një elektroni shumëzuar me numrin e elektroneve në një mol.
Një përdorim i njohur i konstantës faradei është elektroliza. Mund të pjesëtohet sasia e ngarkesës në kulon nga konstanta e Faradeit në mënyrë që të gjendet sasia (në mole) e elementit që është oksiduar.
Vlera e F-së ishte përcaktuar së pari nga peshimi i sasisë së argjendit të depozituar në një reaksion elektrokimik në të cilin një rrymë e matur nga kaluar për një kohë të matur, dhe duke përdorur ligjin e Faradeit për elektrolizë.[5]
Njësi të tjera të rëndomta të konstantës së Faradeit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 96,485 J (96.485 kJ) per volt gram equivalent
- 23.061 kcal per volt gram equivalent
- 26.801 A·h/mol
Njësia e ngarkesës Faradai
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhur me konstantën Faradei është "faraday", një njësi e ngarkesës elektrike. Është më e pazakontë sesa kuloni, por nganjëherë përdoret në elektrokimi.[6] Një faradei ngarkesë është madhësia e ngarkesës së një moli të elektroneve, p.sh. 96485.3365(21) C.[2]
Shprehur në faradej, konstantia e Faradeit F është e barabartë "1 faradai ngarkesë për mol". Kjo njësi faradei nuk duhet të ngatërrohet me farad, njësi e palidhur për kapacitet (1 farad = 1 kulon/1 volt).
Mediat popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]The Simpsons ka një episod "Dark Knight Court" (RABF10) ku Mr.Burns pyet Comic Book Guy se sa donte ai për gjithë inventarin e librit komik. Ai thotë "shpejtësinë e dritës të shprehur në dollarë" dhe Mr. Burns i thotë Smithersit "jepini konstanten e Faradeit". Çeku u shkrua për $96,485.34.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ The term "magnitude" is used in the sense of "absolute value": The charge of an electron is negative, but F is always defined to be positive.
- ^ a b "CODATA Value: Faraday constant".
- ^ "CODATA Value: elementary charge".
- ^ "CODATA Value: Avogadro constant".
- ^ NIST Introduction to physical constants
- ^ Foundations Of Physics, Volume 2, by R.