Elektroliza
Elektrolize quhet procesi i zhvillimit të reaksioneve redoks nen veprimin e rrymes elektrike, i cili perfundon ne vecimin e substancave te thjeshta.[1]
Aparati ku zhvillohet elektroliza quhet elektrolizer. Ne elektrolizer dallojme qarkun e jashtem dhe qarkun e brendshem. Ne qarkun e jashtem bejne pjese elektrodat, burimi i rrymes, percjellesi. Qarku i brendshem perbehet nga elektroliti.
Brenda ne enen e elektrolizerit vendosen dy shufra prej karboni, te cilat jane elektrodat. Keto dy elektroda lidhen me nje burim rryme elektrike, pra me nje bateri. Elektroda qe lidhet me polin pozitiv te baterise quhet anode dhe vete shufra e anodes eshte e ngarkuar pozitivisht. Elektroda qe lidhet me polin negativ te baterise quhet katode dhe vete katoda eshte e ngarkuar negativisht.
Qe te zhvillohet procesi i elektrolizes, duhet qe vaska te mbushet me elektrolite, qe mund te jete nje kripe ne gjendje te shkrire ose tretesira ujore e nje kripe. Eshte shume e rendesishme qe elememtet perberes te kripes dhe te tretesires ujore te shperbashkohen ne jone pozitive dhe jone negative. Ne kete menyre, ata do te behen percjelles te ngarkesave elektrike.
Katoda qe eshte e ngarkuar negativisht, do te terheqe jonet pozitive, te cilat quhen katione. Anoda qe eshte e ngarkuar pozitivisht terheq jonet negative, qe quhen anione.
Elektroliza e nje tretesire ujore te elektroliteve:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rregulla per katoden:
Kur kemi tretesiren ujore te nje kripe, jonet pozitive te metaleve nga kripa drejtohen te katoda, edhe jonet hidrogjen nga shperbashkimi i po ashtu. Keshtu, ne katode do te shkarkojne elementet te cilet jane me pak aktive.
Kujdes: Elementet te cilet ndodhen poshte aluminit dhe siper hidrogjenit ne rradhen e aktivitetit te metaleve, perjashtohen. Pavaresisht se hidrogjeni eshte me pak aktiv se to, nuk shkarkon hidrogjeni i pari, por shkarkojne keto elemente.
Rregulla per anoden:
Ne anode drejtohen jonet negative te jometaleve ne kripe dhe jonet OH (hidroksid) nga uji. Ne qofte se kripa permban jone halogjenure (), shkarkohen te paret keto jone. Ne te kundert shkarkojne jonet OH. Te fundit qe shkarkojne jane anionet qe permbajne .
Elektroliza per KBr ne gjendje te shkrire
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jonet , nen ndikimin e rrymes elektrike drejtohen ne katode ku marrin 1 elektron dhe kthehen ne atome. Ne katode ndodh procesi i reduktimit. Jonet drejtohen ne anode, japin 1 elektron dhe kthehen ne atome Br. Ne anode ndodh procesi i oksidimit. Elektronet qe leshohen ne anode levizin prej saj te byrimi i rrymes dhe me pas ne katode.
Katode:
Anode:
Radha e aktivitetit te metaleve ne rritje (nga poshte-lart)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]K
Na
Ca
Mg
Al
C
Zn
Cr
Fe
Ni
Pb
H
Cu
Ag
Ar
Sa me aktiv te jete metali, aq me te qendrueshme jane perberjet qe formon ai. Ato perberje nuk shperbehen lehte. Per t'i perftuar, perdoret elektroliza, ku ne fund te ketij procesi ne katode mblidhet metali aktiv.
Rendesia e elektrolizes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elektroliza perdoret ne perftimin e elementeve, vecanerisht ne perftimin e metaleve (Na, K, Ca, Al, Cu etj.) me nje pasterti shume te madhe (99,9%).
Ajo gjen perdorim dhe ne procesin e galvanizmit (veshjen e objekteve me metale te tjera me rezistente). Sipas metalit qe perdoret per te veshur objektin, ose metalin tjeter, merr emrin dhe procesi. P.sh., ne qofte se perdoret argjendi Ag, quhet argjendim. Po keshtu njihet kromimi, nikelimi, e te tjere.
Ne jeten e perditshme ndeshemi ne mjaft sende te veshura me metale te tjera.
Ndryshimet ndermjet elementit galvanik dhe elektrolizes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ne elementin galvanik energjia kimike shnderrihet ne energji elektrike, ndersa ne elektrolize ndodh e kunderta.
- Ne elementin galvanik reaksionet redoks ndodhin spontanisht, ndersa tek elektroliza keto reaksione ndodhin nen veprimin e rrymes elektrike.
- Ne elementin galvanik katoda eshte e ngarkuar pozitivisht, ndersa anoda e ngarkuar negativisht. Ne procesin e elektrolizes, katoda eshte e lidhur me polin negativ te burimit te rrymes, dhe anoda me polin pozitiv.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Xhemalaj, Haxhistasa, Jalldyz, Veronika (2016). Kimia 9 (në Albanian \ Shqip) (bot. 2nd). Tirane, Shqiperi \ Tirane, Albania: Rudina Rrapollari. fq. pages= 23-29. ISBN 978-99956-93-79-4.
{{cite book}}
:|pages=
ka tekst shtesë (Ndihmë!); Mungon vija ndarëse te:|pages=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
Informacione te tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Informacionet jane marre nga keto libra:
"Kimia 9", Jalldyz Xhemalaj, Veronika Haxhistasa, Shtepia botuese Mediaprint, 2015, ISBN 978-99956-93-79-4
"Kimia 10-11" Pjesa II, RoseMarie Gallagher, Paul Ingram, Botime Pegi, 2017, ISBN 978-9928-200-98-3
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.