Jump to content

muros

Nga Wiktionary

MUROS kal.

  • 1. I bëj murin diçkaje; e rrethoj a e ndaj diçka me mur; e mbyll a e zë diçka me mur. Muros dritaren (derën).
  • 2. vjet. E mbyll dikë të gjallë me mur dhe e lë të vdesë (si dënim); etnogr. bëj fli dikë në themelet e mureve të një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj., me qëllim që kjo, sipas besëtytnive, të bëhet e fortë e të mos rrëzohet. I kishin murosur burrin (gruan, djalin). E murosën të gjallë. E murosën në themele.
  • 3. edhe fig. E mbyll njëherë e përgjithmonë; e mbaj të mbyllur brenda e nuk e lë të dalë. U murosi derën. E murosi për jetë në kullë.
  • 4. fig. E ngul, e bëj të zërë vend njëherë e përgjithmonë në mendje a në zemër, e ruaj përgjithnjë në mendje a në zemër; e mbaj të paprekur a të pandryshuar. E murosi në zemër. Përpiqej të muroste fytyrën e tij në mendje.