lajthi
Appearance
LAJTHI f. bot.
- Dru a shkurre e vendeve malore me klimë të butë ose e vendeve të ngrohta e me lagështi, me degë të holla e të lakueshme, me gjethe si zemër, të gjera e me dhëmbëza anash që bën kokrra të vogla me guaskë të fortë; kokrrat e kësaj bime, që kanë brenda një thelb të rrumbullakët a pak të zgjatur, i cili hahet. Lajthi e butë. Lajthi e egër. Lajthi të pjekura (të qëruara). Pyll me lajthi. Thyej (çaj) lajthi.
- Kuvend lajthish keq. punë e fshehtë, marrëveshje që bëhet fshehurazi.