dhen
Appearance
DHEN vet.
- Delet, deshtë dhe shqerrat. Bari dhensh. Tufë dhensh. Ruante dhentë. I qethën dhentë.
- Ndaj dhentë (delet) nga dhitë shih te DHI,~A. Si dhentë pa çoban shih te ÇOBAN,~I. Si dhentë në shtrungë në rresht njëri pas tjetrit e ngjeshur me njëri-tjetrin. Si dhentë në vathë grumbull, kokë me kokë, ngjeshur me njëri-tjetrin. Si dhia në mes të dhenve keq. shih te DHI,~A. Kur të qethen dhentë e kuqe kurrë, asnjëherë. Mbetën si dhentë pa bari shih te BARI,~U. I vijnë dhentë pa çoban shih te ÇOBAN, ~I. Dhentë pa bari i ha ujku një nga një shih te BARI, ~U. Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Kapllan Qeres thuhet kur dikush punon, por lavdërimet, të mirat etj. i merr një tjetër. Lule dhensh bot. shih te LUL/E,~JA. Zogu i dhenve zool shih te ZOG,~U.