Vivien Leigh
Vivien Leigh | |
---|---|
U lind në | 5 nëntor 1913 Darjeeling, Bengal Perendimor, India Britanike |
Vdiq | 8 korrk 1967 |
Kombësia | angleze |
Titulli | Vivien Leigh, në kulmin e famës së saj |
Vivien Leigh (Darjeeling, Indi, 5 nëntor 1913 - Londër, 8 korrik 1967), aktore angleze e teatrit dhe e filmit. Ishte fituese e dy Oscarëve për role të përfaqësuara nga shtresa e lartë nga Amerika e Jugut, Scarlett O'Hara në Iku bashkë me erën (1939) dhe Blanche DuBois në Tramvaji i quajtur dëshirë. Ishte edhe aktore e suksesshme e teatrit, a shpeshherë aktroi me bashkëshortin e vett, Laurensë Olivierin, I cili bëri regjinë e disa shfaqjeve të saja. Gjatë karrierës së vetë tridhjetëvjeçare, muar pjesë me rolet në komeditë e Noela Cowardit dhe Gjorgj Bernard Shout deri tea to klasike, të personazheve shekspiriane si që janë Ofelia, Kleopatra, Zhyljeta dhe Lady Macbeth.
Leigh në produkcion të Olivierit, në teatrin londinez Old Vic, aktroi Ofelinë e Hamletit, ndërsa Oliviei më vonë e kishte vërejt ndryshimin e disponimit të saj, para se ajo të dilte në skenë. Pa asnjë provokim, fillon të buçiste në te, e pastaj e heshtur vazhdonte me nguti të zbrazur. Aktronte pa ndonjë vështirësi, ndërsa të nesërmen u kthente në rutinë. Ishte hera e parë që Olivier, që dëshmoi për sjelljet e saj nga ana e saj. Filluan të jetojnë së bashku ; Holman dhe gruaja e Olivierit, aktorja Jill Esmond, refuzuan tu japin shkurorëzim bashkëshortëve të tyre.
Leigh në filmin A Yank at Oxford më 1938, ishte bashkë me Robert Taylorin, Lionel Barrymoren dhe Maureen O'Sullivanin, në filmin e saj të parë i cili tërhoqi vëmendjen, edhe në ShBA. Gjatë reproduksionit fitoi reputacion të lartë, por edhe njerëz të papërshtatshëm, kur Kordës i thotë agjenti i saj që kontratatën nuk do ta vazhdojë nëse akoma do të sillet ashtu.
Fama ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olivieri mundua të depërtoi në botën e jashtme ; pas suksesit të tij në Britani, nuk ishte mirë i njohur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tentimet e mëhershme që të prezantohet atje dështuan. Kur ju besua roli kryesor në produkcionin Wutherung heights më 1939 të Samuel Goldwynit, udhëtoi për në Hollywood, duke e lënë Leighin në Londër. Goldwyn dhe regjisori i filmit, William Wyler, i ofruan Leighut një rol dytësor të Isabelles, por ajo e refuzoi, duke thënë se e aktron vetëm Cathyn, rol i cili i ishte ndarë Merle Oberon. Hollywoodi ishte në kërkim për një aktore për rolin e Scarlett O'Hara në produkcionin Iku bashkë me erën më (1939) të David O. Selznickut. Agjenti amerikan i Leighut ishte përfaqësuesi londinez i agjensionit Myron Selznick (Myron ishte vëlla i Davidit), ndërsa në shkurt 1938 thotë që emri i saj të futet në mesin e kandidateve. Atë muaj, David Selznick e kishte parë Flaka rreth Anglisë dhe Yank at Oxford dhe ajo mbeti njëra ndër kandidatet më serioze për atë rol. Ndërmjet shkurtit dhe marsit, Selznick i shiqoi të gjithë filmat anglezë të saj, ndërsa në mars filloi bisedimet me producentin Alexander Kordom, me të cilin Leigh kishte kontratë deri me 18 shtator të atij viti, Selznick i dërgoi një letër të besueshme regjisorit George Cukorit, "Akoma besoj kundër besimit për këtë vajzë të re". Leigh udhëtoi për në Los Angeles, me qëllim të jetë me Olivierin. Kur Myron Selznick, i cili e prezantoi Olivierin, takohet me Leigh, mendoi se i ka kualitetet të cilat i kërkon vëllai i tij. I dërgoi Leighihun dhe Olivierin në vendin ku është bërë gjirimi i një skene të djegjes në flakë të një depoje në Atlantë, dhe e prezantoi Leighun. Ditën në vijim, Leigh e lexoi skenën me Selznickun, i cili kishte organizuar provë, dhe i kishte shkruar gruas së saj, "Kjo është një fituese e papritur, dhe si duket e nëmur për të mirë. Vetëm për veshë të tu: krejt ka rënë në Paulette Goddard, Jean Arthur, Joan Bennett dhe Vivien Leigh." Regjisori George Cukor u pajtua dhe e falënderoi Leighihun "me dëshirën më të madhe", e cila së shpejti e fitoi rolin.
Xhirimi ishte një përvojë e vështirë për Leigh; Cukorin e larguan, dhe erdhi Victor Fleming, me të cilin shpesh ishte takuar. Ajo dhe Olivia de Havilland pa e ditë askush takoheshin gjatë natës dhe vikendeve duke kërkuar këshillat prej tij se si duhet ti luajnë rolet e tyre. Shoqërohet me Clark Gableun, bashkëshorten e tij Carole Lombard dhe me de Havilland, por u ngatërrua me Leslie Howard, me të cilë duhet ti xhironte disa scena emocionale. Shpeshherë duhet të punonte shtatë ditë në javë, nganjëherë deri natën vonë, a i mungonte Olivieri i cili punonte në New York. I kishte shkruar Leigh Holmanit, "E urrej Hollywoodin... asnjëherë nuk do të adaptohem në këtë – si e urrej aktrimin në film". De Havilland më 2006 është përgjigjë dhe ka vërtetuar sjelljet e Leighihut gjatë xhirimit të filmit Iku bashkë me erën, e cila është botuar në biografië e Laurenc Olivierit. Duke e mbrojtur Leighun, me thënjenë, "Vivien ishte profesionaliste e paparë, shumë e disiplinuar gjatë xhirimit të filmit '’Iku bashkë me erën. Ishte e brengosur nga dy gjëra: që nga vetja a mund të jap krejt çka është mundur për rolin e vështirë, dhe për ndarjen nga Larry (Oliveri), i cili ishte në New York."
Me filmin Iku bashkë me erën Leigh u bë e njohur dhe fitoi famë ndërkombëtare, por ajo thoshte, "Unë nuk jam yll e kinematografisë – unë jam aktore. Të jesh yll e kinematografisë – e vetëm e kinematografisë – është vetëm jetë gënjeshtare, e cila përcillet me vlera të pa verifikuara vetëm me publicitet. Aktoret jetojnë gjatë dhe çdo herë kujtohen nga role të spikatura." Nga dhjetë çmime Oscar që kishte fituar Iku bashkë me erën, ishte edhe çmimi për aktoren më të mirë për Vivien Leigh.
Martesa dhe projektet e përbashkëta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt 1940, Jill Esmond pranon të bëjë shkurorëzimin me Laurenc Olivierin, ndërsa edhe Holman pranon të shkurorëzohet nga Leigh, edhe pse mbetën në shoqëri deri në fund të jetës së Leighihut. Esmondit iu pranua e drejta për kujdesin e fëmijut Tarquin, djali i saj me Olivierin, ndërsa Holmanit e drejta për Suzanen, vajza e tij me Leigh. Në atë vit Olivier dhe Leigh u kurorëzuan në Santa Barba, të Kalifornisë, a gjatë kurorëzimit murrën pjesë vetëm kumbarët e tyre, Katharine Hepburn dhe Garson Kanin.
Leigh mendoi se do të merr pjesë me Olivierin dhe shkoi në provë për Rebeccën, film të cilën duhet ta bënte regjinë Alfred Hitchcock me Olivierin në rolin kryesor, por pasi e shikoi provën Selznick thotë se kjo nuk është zgjedhja më e mirë, për të cilën u pajtua edhe Hitchcock, por edhe mentori i Leighihut, George Cukor. Selznick e hetoi se nuk tregoi kurëfar entuziazmi për rolin, deri atëherë kur ai ti ndahet Oliverit, a më vonë e angazhuan Joan Fontaine. Nuk ju lejua as ti shoqërohet Olivieri në Ponosu i predrasudama (1940), a Greer Garson e merë rolin për të cilën ishte paraparë Leigh. Në Ura Waterloo ishte dashtë të marrin pjesë Olivier dhe Leigh, por Selznick Olivierin e zëvendësoi me Robert Taylorin, atëherë në kulm të karrierës. Për shkak të mospjesëmarrjes së Oliviera me Legihun, filmi jo që u bë i popullarizuar në publikë, por edhe te kritika, por u bë edhe filmi më i dashur i saj.
Ajo dhe Olivieri vunë në skenë produkcionin teatral Romeo dhe Zhyljeta në Brodvejë. Shtypi njujorkez shkruan për krizën bashkëshortore në mes të Olivierit dhe Leighut dhe pyet pse nuk kthehen në Angli të kontribuojnë edhe ata për luftën, ndërsa kritikët ishin të disponuar armiqësisht për pjesëmarrjen e tyre në këtë produkcion. Brooks Atkinson nga New York Times shkruan, "Edhe pse zonja Leigh dhe z. Olivier janë qift i ri brilant, mezi presin të aktrojnë së bashku". Ndërsa shumica e kritikës bie mbi aktrimin dhe regjinë e Olivierit, por as Leigh nuk mbetet pa kritikë. Bernard Grebanier ka shkruar "i ultë, kualiteti i zërit i zonës Leigh." Qifti në projekt e deponoi të gjitha kursimet, a mossuksesi ishte një katastrofë për ta.
Bashkë xhiruan Ajo vajza e Hamiltonit më (1941) me Olivierin në rolin e Horatio Nelsonit, ndërsa Leigh si Emma Hamilton. Me Britaninë e cila ishte pjesëmarrëse e Luftës së dytë botërore, ishte njëri ndër filmat holivudian pro me sentimentin britanik. Filmi ishte shumë i popullarizuar në Amerikë, por suksesin më të madh e arriti në Bashkimin Sovjetik. Winston Churchill organizoi shfaqjen e filmit në një pritje ku ishte edhe Franklin Delano Roosevelt, ndërsa të pranishmëve iu drejtua me fjalët, "Zotërinj, mendoj se ju do të ju interesoi ky film, që në të ardhmen tregon ngjarje të mëdha që ju përngjanë atyre që janë pjesë e saj." Olivierët shpesh ishin mysafirë te Churchili gjithnjë deri në fund të jetës.
Olivierët u kthyen në Angli, a Leigh më 1943 udhëton për në Afrikën e Veriut, mur pjesë para trupave para se ajo të sëmuret me një kollitje dhe ethe. Më 1944 diagnostikohet me tuberkulozë në anën e majtë të mushkërive, por pas kalimit disa javë në spital, si duket fillon të shërohet. Në pranverë më (1945) xhiroi filmin Cezari dhe Kleopatra, kur e hetoi se ishte shtatzënë, por abortoi. Ra në një depresion të madh i cili e arrin pikën kritike kur kthehet kundër Oliverit, ku edhe verbalist në mënyrë fizike e sulmon. Kjo ishte hera e parë nga shumë thyerje psikike e cila ishte e lidhur me depresionin vetanak. Olivieri fillon të mësohet me simptome episodike – disa ditë gjatë hiperaktivitetit kur e shoqëron perioda e depresionit dhe thyerja eksplozive nervore, pas të cilës Leighit nuk i kujtohet asgjë, por ajo e vëren se është e mbrojtur dhe s’ka pse ankohet.
Ishte aq mirë që të vazhdonte të aktronte në shfaqjen e suksesshme të produkcionit londinez The Skin of Out Teeth të Thornton Wilder, por filmat e tij të asaj kohe, Cezari dhe Kleopatra (1945) dhe Ana Karenjina (1948), nuk përjetuan sukses të madh. Olivierit më 1947 votohet për vitez, a Leigh e shoqëron në pallatin Buckingham në investitorë. Bëhet Lady Olivier, titull të cilën fillon ta mbajë edhe pas shkurorëzimit të tyre, deri në vdekje.
Olivier më 1948 bëhet anëtar i Këshillit të regjisorëve të teatrit Old Vic, pas së cilës ai dhe Leigh udhëtojnë në turneun nëpër Australi dhe Zelandë të Re që të mund të mbledhin mjete për teatër. Gjatë turneut gjashtëmujor, Olivieri mur pjesë edhe në pjesën Richardi III , ndërsa me Leigh në The School for Scandal dhe The Skin of Our Teeth. Turneu ishte një sukses i madh, edhe pse Leigh nganjëherë lodhej është të zëvendësuar për një javë, përgjithësisht është përgjigj në të gjitha kërkesat të cilat janë kërkuar nga ajo, a Olivieri e kishte hetuar aftësinë e saj që ti "zhgënjejë gazetarët". Anëtarët e grupit artistik më vonë kishin vërejt disa ngatërresa në mes të qiftit, ndërsa ajo më dramatike ishte në Christchurch kur Leigh nuk kishte dashur të dilte në skenë. Olivieri i dha flakaresh, ndërsa Leigh ia ktheu dhe e shan para se të dilte në skenë. Gjatë fundit të turnesë, të dytë ishin të dremitur dhe të sëmurë, a Olivieri u kishte thënë gazetarëve, "Ndoshta nuk e dini, por po bisedoni me qiftin që i takon së kaluarës." Më vonë thotë se si në Australi "e humba Vivien".
Suksesi i turneut e mahniti Olivierin që për herë të parë të marr pjesë bashkë me West End, në të njëjtat pjesë, me vetëm një shtesë, Antigonën, e cila ishte shtuar me kërkesën e Leighihut sepse donte të aktronte në tragjedi.
Leigh pas kësaj e muar rolin e Blanche DuBois në produkcionin West End i Tramvaji i quajtur dëshirë të Tennesse Williamsit, a e fitoi pasi që Williams dhe producentja e shfaqjes Irene Mayer Selznick e panë The School for Scandal dhe Antigonën, a Olivieri e nënshkroi ta bëjë regjinë. Si e përmbante skenën e dhunimit dhe referencat për homoseksualizëm, shfaqja është fiksuar si kontraverze, ndërsa polemikat nëpër media për shëmbëlltyrën e saj e shqetësuan Leighun. Por, fort besonte në vlerën e veprës. Shkrimtari J.B. Priestley e kritikoi shfaqjen dhe paraqitjen e Leighiut, ndërsa kritiku Kenneth Tynan e komentoi se si Leigh ishte zgjidhje e dobët sepse aktorët britanikë "tepruar për skenë". Olivieri dhe Leigh ishin të përbuzur sepse pjesa komerciale dhe suksesi i shfaqjes binte mbi anëtarët e publikut që kanë ardhë për të parë atë që kanë menduar, për atë që është një tregim sensacional, a jo tragjedi greke siç e kishin menduar, por shfaqja kishte shumë kundërthënie, në mes tyre dhe Noel Cowardit i cili e kishte përshkruar Leighun si sensacionale.
Pas shfaqjes së 326-të, Leigh e përfundon paraqitjen e saj, sepse, shpejt angazhohet në versionin filmik. Mosrespektimi i saj dhe aftësitë e saja të mëdha për humor ia mundësuan asjë shoqërimin me yje të mëdha të filmit, si Marlonom Brandon, por nuk është pajtuar me regjisorin Elia Kazan, i cili nuk kishte mendime të mira për te. Më vonë kishte thënë "nuk kishte talent", por kur projekti ecta përpara, u bë "shumë i lumtur" për "për këmbëngulësinë që kishte insistuar më shumë se çdo aktore tjetër që unë i njoh. Dotë shkeli mbi xhama të thyer vetë për ta ndihmuar shfaqjen e saj." Për Leigh roli ishte shumë i mundimshëm dhe kishte thë për Los Angeles Times, "Nëntë muaj jam në teatër si Blanche DuBois. Tani ajo më udhëheqë mua." Kritika njëra pas tjetrës ishte shumë falënderuese, ndërsa ajo e fitoi për të dytën herë Oscarain për rolin më të mirë të femrës, çmimin BAFTA dhe çmimin e kritikës të rrethit të Njujorkut për aktoren më të mirë. Tennessee Williams kishte komentuar që Leigh rolit i suall "krejt atë që kishte menduar, dhe shumë më tepër se që kishte ëndërruar", por në vitet e mëvonshme, Leigh kishte deklaruar se aktrimi i Blanche DuBois "e dërgoi në çmenduri".
Sëmundja në rritje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olivieri dhe Leigh më 1951 murrën pjesë në dy shfaqje Kleopatra, Antonia dhe Kleopatra të Williem Shakespirit dhe Cezari dhe Kleopatra të George Bernard Shawit, duke i ndërruar shfaqjet çdo natë me recensent të mirë. Produkcionin e vendosën në New York, që e kaluan një sezone në teatrin Ziegfield, deri më 1952. Recensionet atje ishin shumë pozitive, ndërsa kritiku Kenneth Tynan i shqetësoi kur deklaroi se si Leigh është talente mediokritike e cila e ka shtyrë Olivierin ta komprometojë atë. Leigh ishte, e shqetësuar me mossukses dhe me qëllim që ta arrij madhështinë, e kishte pranuar kritikën e tij, duke i injoruar recensionet pozitive të kritikëve të tjerë.
Në maj më 1953, Leigh udhëtoi për në Ceylon për xhirim në Shtegun e elefantëve me Peter Finchin. Shpejt në fillime të xhirimit, përjetoj një traumë nervore, ndërsa studio Paramount e zëvendësoi me Elizabeth Taylor. Olivieri u kthye në shtëpinë e tij në Angli, ku pas periodës që nuk ishin së bashku, Leigh thotë se është dashuruar në Finchin dhe e ka tradhtuar me te. Pas disa muajve ajo fillon të përmirësohet.
Për shkak të këtij episodi, shumë miq të Olivierit kanë ditë për probleme të tyre. David Niven thotë se ajo ishte "e mirë, e mirë e çmendur", ndërsa në ditarin e tij Noel Coward është shprehur me të papriturat që "gjërat ishin keq dhe fillojnë nga 1948, përafërsisht apo në atë kohë."
Leigh është përmirësuar mjaftueshëm për të marrë pjesë me Oliverin në shfaqjen The Sleeping Prince, a më 1955 kanë luajtur një sezone në Avonë në Stratford në “Tre mbretër” të Shakespirit, Machbeth dhe Tit Androniku. Shfaqjet e përvetësuan publikun, a fituan përgjithësisht kritika të mira. Më në fund shëndeti i Leigut siç duket u stabilizua. Noel Coward përjetoi sukses me shfaqjet South Sea Bubble, me Leigh në rolin kryesor, por ajo ishte shtatzënë dhe u tërhoq nga produkcioni. Pas disa javëve, pastaj, abortoi dhe ra në depresion që zgjati me muaj. E shoqëron Oliverin në turneun evropian me Tito Andronikin, por turneu u ndërpre për shkak të sjelljeve të Leighihut me Oliverin dhe anëtarët e tjerë të ekipit. Pas kthimit në Londër, ish bashkëshorti i Leighut Holman, i cili kishte ndikim të madh në te, mbetet me Oliverin dhe mundohet ti pajtojë ata.
Më 1958, duke menduar se martesa e tyre kishte marrë fund, Leigh e fillon lidhjen me aktorin Jack Merivale, i cili e dinte gjendjen e saj shëndetësore dhe i premton Oliverit se do të kujdeset për te. Më 1960, ajo dhe Oliveri u shkurorëzuan, ndërsa Olivieri u martua me aktoren Joan Plowright.
Vitet e fundit dhe vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Merivale është treguar si stabilizues në Leigh, por sipas dëshirës së saj, gazetarit Radie Harris por që mos ta dijë askush i kishte thënë "do të kisha dashtë edhe një herë të përjetoi një jetë të shkurtër me Larryn (Olivierin) sepse nuk jam mësuar gjatë pa te". Bashkëshorti i saj parë, Leigh Holman, gjithashtu ka kaluar shumë kohë me te. Merivale e ka shoqëruar nëpër turne në Australi, Zelandë të Re dhe Amerikë Latine e cila zgjati nga korriku 1961 deri në maj 1962, a Leigh fitoi shumë recensione pozitive pa Olivierin nën reflektorët e skenës. Edhe pse ishte e lodhur nga mënja në depresion, vazhdon të punojë në teatër, a më 1963 e fiton çmimin Tony për aktoren më të mirë mjuzikël, në mjuziklin boadwayjan Tovarich. Muar pjesë në filmat Pranvera romake e znj. Stone (1961) dhe Anija e të çmendurve (1965).
Në maj të 1967 i kaloi provat që të marrë pjesë me Michael Redgrave në filmin A Delicate Balance, por në atë kohë atë e kishte rënduar tuberkulozi. Pas disa javëve pushimi, siç duket fillon të përmirësohet. Natën e 7 korrikut, Merivale e kishte lënë si çdo herë, që të marrë pjesë shfaqje, a ishte kthyer në mesnatë dhe e kishte gjete se si flenë. Pas një gjysmë ore më vonë, (tani 8 srpnja), kthehet në dhomën e fjetjes dhe e gjene trupin e saj në dysheme. Ishte munduar të shkoi në banje, për ti mbushë mushkrinjëtë me ujë, ishte rrëzuar. Merivale e kishte thirë Olivierin, i cili merrte terapi kundër kancerit në një spital afër. Në autobiografinë e vet, Olivieri shkruan "trishtim i madh" kur menjëherë kishte arritur në rezidencën e Leighut,kur e gjënë Merivalen duke e rregulluar trupin e saj në krevat. Olivieri ishte përulur "qëndroi duke u lutur për falje për të gjitha të këqijat që kishin ndodhur në mes tyre", para se ti ndihmoi Merivaleit për përgatitjet për përcjelljen e fundit.
Është kromosur, a hiri i saj është hudhër në liqenin afër shtëpisë së sajë në Tickerage Millu, East Sussex, në Angli.
Komentet e kritikës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vivien Leigh çmohet ndër aktoret më të bukura të kohës së saj, a regjisorë këtë e kishin pohuar në shumicën e filmave të saj. Kur e kishin pyet a është hendikep bukuria e saj, thotë "njerëzit mendojnë se nëse dukesh përafërsisht tërheqëse, nuk din të aktrosh, a mua më ka mbetur vetëm e vetëm të aktroj, mendoj se bukuria nuk është hendikep i madh, nëse vërtet donë të dukesh si që roli e kërkon, i cili nuk është si ti."
George Cukor ka thënë se Leigh ishte "aktore e vërtetë, e praruar me bukuri", a Laurence Olivier ka thënë që kritikët duhet ta "falënderojnë që ajo ishte aktore, e jo ata të lëshohen me paragjykime vetëm për shkak të bukurisë së saj." Shkrimtari dhe regjisori amerikan Garson Kanin e përshkruan Leighihun si "bukuroshe që do të thotë bukuri e diturisë e cila ka ditë ti lansoi aftësitë e saj si aktore. Aktoret e bukura shpeshherë nuk janë aktore të mëdha – thjeshtë sepse ato nuk duhet të jenë. Vivien ishte tjetër, ambicioze, e zgjuar, e vërtetë, shpesh inspiruese."
Leigh kishte sqaruar që kishte luajtur "aq sa ishte e mundshme role të ndryshme" që ta testonte veten për shkathtësitë e saja dhe ti eliminojë paragjykimet për paaftësitë e saja. Ka besuar se komedia është më e kërkuar se drama sepse e kërkon sinkronizimin preciz, prandaj vëmendje më të madhe duhet dhënë në komedi si pjesë e trajnimeve të aktrimit. Duke iu afruar fundit të karrierës, e cila sillej nga komedia e Noel Cowardit deri te tragjeditë e Shakespearit, ka vërejë që, "Shumë më lehtë është ti bësh njerëzit për të qarë se për të qeshur."
Paraqitjet e saj të para i prunë sukses të çastit në Britani, por mbeti e panjohur shumë në pjesët tjera të botës deri te premiera e filmit Iku bashkë me erën. New York Times shkruan në dhjetor 1939, "Scarlett zonj. Leigh e arsyetoi kërkesën absurde të cilën e parashtruan para saj. Ajo në mënyrë artistike dhe të natyrshme është e krijuar për këtë rol, ashtu që asnjë aktore tjetër nuk mund të mendohet për atë rol". Si fama që rritej, paraqitet në ballinë të revistës Times si Scarlett. Më 1969, kritiku Andrew Sarris ka shkruar që suksesi i filmit në masën më të madhe ishte ishte pasojë e inspirimit të Leigh, a më 1998 ka shkruar që "ajo jeton në kujtimet tona dhe në përkujtimet tona si forcë dinamike, e jo si prezencë statke." Leonard Maltin e përshkruan filmin si njërin ndër më të mirët e të gjitha kohërave, duke përsëritë më 1998 që Leigh "në mënyrë brilante ka luajtur" rolin e vet.
Në paraqitjen e saj në produkcionin e West End Tramvaji i quajtur Dëshirë, shkrimtari teatror Phyllis Hartnoll e përshkruan si "fakt i fuqisë së madhe që deri atëherë se kishte treguar", pas kësaj një kohë të gjatë e konsideruan si njërën ndër aktoret më të mira të teatrit britanik. Duke debatuar për versionin filmik, Pauline Kael ka shkruar që Leigh dhe Marlon Brando prunë "dy paraqitje më të mëdha në film deri më tani të papara" ashtu që ajo e Leighiut ishte "njëra ndër paraqitjet e rralla që me të drejtë mund të themi që në të njëjtën kohë bëhej frikë dhe shpresë."
Kenneth Tynan e ka përqeshur paraqitjen e Leighihut me Oliverin në produkcionin Tita Andronika më 1955, duke komentuar që "ajo pranon lajmin për arritjen e kufomës së burrit me një shqetësim të madh sikur të ishte shpuzë gome". Ai ishte njëri ndër disa kritikë që në interpretimin e rolit të saj në Lady Macbeth reagon në mënyrë negative më 1955, duke thënë se paraqitja e saj ishte jorealiste, kishte shumë mungesa që kërkonte roli; mirëpo pas vdekjes së saj ai e kishte ndërruar mendimin, duke i përshkruar kritikat e mëhershme si "njëra ndër gabimet më të mëdha në paragjykim" që ndonjëherë e kishte bërë.
Çmimet dhe nominimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Çmimi | Filmi |
---|---|---|
1939. | Oscar për rol më të mirë të femrës (fituese) Çmimi i rrethit të kritikëve të New Yorkut për aktoren më të mirë (fituese) |
Iku bashkë me erën |
1951. | Oscar për rol më të mirë të femrës (fituese) BAFTA çmimi për aktoren më të mirë (fituese) Globi i artë për aktoren më të mirë - dramë (e nominuar) Çmimi i rrethit të kritikëve të New Yorkut për aktoren më të mirë (fituese) Festivali i filmit në Venedik – Luani i art (fituese) |
Tramvaji i quajtur dëshirë |
1963. | Çmimi Tony për aktoren më të mirë në mjuzikël (fituese) | Tovarich |
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi | Roli | Rexhisori |
---|---|---|---|
1935. | The Village Squire | Rose Venables | Reginald Denham |
Things Are Looking Up | E shkolluara | Albert de Corville | |
Look Up and Laugh | Marjorie Belfer | Basil Dean | |
Marëveshja gjentellmene | Phil Stanley | George Pearson | |
1937. | Zjarri rreth Anglisë | Cynthia | William K. Howard |
Murlani në luginë | Victoria Gow | Ian Dalrymple i Victor Saville | |
1938. | A Yank at Oxford | Elsa Craddock | Jack Conway |
Pllakosët londinezë | Libby | Tim Whelan | |
1939. | Iku bashkë me erën | Scarlett O'Hara | Victor Fleming |
1940. |
21 ditë | Wanda | Basil Dean |
Ura Waterloo | Myra | Mervyn LeRoy | |
1941. | Kjo grua e Hamiltononit | Emma Hamilton | Alexander Korda |
1945. | Cezari dhe Kleopatra | Kleopatra | Gabriel Pascal |
1948. | Ana Karenjina | Ana Karenjina | Julien Duvivier |
1951. | Tramvaji i quajtur dëshirë | Blanche DuBois | Elia Kazan |
1955. | Thellësitë e detit të kaltër | Hester Collyer | Anatolij Litvak |
1961. | Pranvera romake | Karen Stone | José Quintero |
1965. | Anija e budallenjëve | Mary Treadwell | Stanley Kramer |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Commons: Vivien Leigh – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Vivien Leigh tek IMDb
- Australian National Library, fotografi nga turneja australiane
- University of Bristol Theatre Collection, University of Bristol
- Vivien Online