Vittorio Arrigoni
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Vittorio Arrigoni (4 shkurt 1975 - 15 prill 2011) ishte një gazetar, shkrimtar, pacifist dhe aktivist italian. Arrigoni punoi me Lëvizjen pro-palestineze Ndërkombëtare të Solidaritetit (ISM) në Rripin e Gazës, nga 2008 deri në fundin e jetës së tij. Arrigoni arriti të krijojë dhe të mirëmbajë një faqen e internetit Guerrila Radio dhe botoi një libër rreth përvojave të tij në Rripin e Gazës gjatë luftës së 2008-09 mes Hamasit dhe Izraelit. Arrigoni ishte i huaji i parë i rrëmbyer në Gaza që prej rrëmbimit të gazetarit te BBC Alan Johnston në 2007. Vrasja u dënua nga fraksioneve të ndryshme palestineze.
Një gjykatë Hamas në Gaza dënoi katër ekstremistë Salafist mbi akuzat për rrëmbimin dhe vrasjen e Arrigoni në shtator 2012. Mahmoud al-Salfiti, 28, dhe Tamer al-Hasasna, 27, u dënuan me burgim të përjetshëm, me punë të rëndë. Më 19 shkurt 2013 një gjykatë ushtarake Gaza reduktoi dënimet për dy nga të dënuarit nga burgim i përjetshëm në 15 vjet.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |