Shtetet Papale
Shteti i Kishës | |
---|---|
754–1870[1][2][3] Interregna (1798–1799, 1809–1814 dhe 1849–1850) | |
Himni:
| |
Mburoja Papale | |
Kryeqyteti | Roma 41°54′00″N 12°29′15″E / 41.90000°N 12.48750°E |
Gjuhët e zakonshme | Latinisht, Italisht, Oksitanisht |
Besimi | Kisha Katolike Romake (Feja shtetërore) |
Qeveria | |
Lloji i qeverisjes | Monarki absolute zgjedhore teokratike feudale (756–1798; 1800–1809) Monarki absolute zgjedhore teokratike unitare (1814–1848; 1850–1870) Monarki gjysmëkushtetuese zgjedhore teokratike unitare (1848) |
Papa | |
• 756–757 (first) | Stefani II |
• 1846–1870 (i fundit) | Piu IX |
Sekretari i Shtetit Kardinal | |
• 1551–1555 (i pari) | Girolamo Dandini |
• 1848–1870 (i fundit) | Giacomo Antonelli |
Kryeministri | |
• 1847–1848 (i pari) | Gabriele Ferretti |
• 1848–1849 (i fundit) | C. E. Muzzarelli |
Kuvendi | Parlamenti (1848) |
Historia | |
754 | |
781 | |
• Traktati i Venecias (pavarësia nga Perandoria e Shenjtë Romake) | 1177 |
18 shkurt 1798 | |
• Deklaratat e Pallatit Schönbrunn | 17 maj 1809 |
20 shtator 1870 | |
11 shkurt 1929 | |
Popullsia | |
• 1853[5] | 3,124,668 |
Ekonomia | |
Monedha |
|
Të dhëna të tjera | |
Sot pjesë e |
Shtetet Papale (italisht: Stato Pontificio; latinisht: Dicio Pontificia), zyrtarisht Shteti i Kishës (italisht: Stato della Chiesa [ˈstaːto della ˈkjɛːza]; latinisht: Status Ecclesiasticus),[6] ishin një seri territoresh në Gadishullin Italian nën sundimin e drejtpërdrejtë sovran të Papës nga viti 756 deri më 1870.[7] Ata ishin ndër shtetet kryesore të Italisë nga shekulli i 8-të deri në bashkimin e Italisë, midis viteve 1859 dhe 1870.
Shteti e kishte prejardhjen në ngritjen e krishterimit në të gjithë Italinë, dhe bashkë me të ndikimin në rritje të Kishës së Krishterë. Nga mesi i shekullit të 8-të, me rënien e Perandorisë Bizantine në Itali, Papati u bë efektivisht sovran. Disa sundimtarë të krishterë, duke përfshirë mbretërit frankë Karli i Madh dhe Pepin i Shkurti, dhuruan më tej toka për t'u qeverisur nga Kisha.[8] Gjatë Rilindjes, territori papal u zgjerua shumë dhe Papa u bë një nga sundimtarët laikë më të rëndësishëm të Italisë, si dhe kreu i Kishës. Në kulmin e tyre, Shtetet Papale mbuluan shumicën e rajoneve moderne italiane të Lazios (që përfshin Romën), Marche, Umbria dhe Romagna, dhe pjesë të Emilia. Këto zotërime konsideroheshin si një manifestim i fuqisë së përkohshme të papës, në kundërshtim me primatin e tij kishtar.
Deri në vitin 1861, pjesa më e madhe e territorit të Shteteve Papale ishte pushtuar nga Mbretëria e Italisë. Vetëm Lazio, përfshirë Romën, mbeti nën kontrollin e përkohshëm të Papës. Në vitin 1870, Papa humbi Lazion dhe Romën dhe nuk kishte fare territor fizik, përveç Qyteti Lenonine të Romës, të cilin shteti i ri italian nuk e pushtoi ushtarakisht, pavarësisht aneksimit të Lacios. Në vitin 1929, udhëheqësi fashist italian Benito Musolini, kreu i qeverisë italiane, i dha fund problemit "I burgosuri në Vatikan" që përfshin një Itali të bashkuar dhe Selinë e Shenjtë duke negociuar Traktatin Lateran, të nënshkruar nga të dy palët. Ky traktat njohu sovranitetin e Selisë së Shenjtë mbi një entitet territorial ndërkombëtar të sapokrijuar, një qytet-shtet brenda Romës i kufizuar në një territor simbolik që u bë Qyteti i Vatikanit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ World Monarchies and Dynasties
- ^ Rome: A History in Seven Sackings
- ^ Historical Time Line of Charlemagne - Medieval Legal History
- ^ "Inno Pontificio e la sua storia" (në italisht). Statto della città del Vaticano. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2010. Marrë më 26 gusht 2021.
- ^ Statistica della popolazione dello Stato pontificio dell'anno 1853 (PDF) (në italisht). Ministero del commercio e lavori pubblici. 1857. fq. XXII. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 mars 2018. Marrë më 1 mars 2018.
- ^ Frederik de Wit, "Status Ecclesiasticus et Magnus Ducatus Thoscanae" (1700) Arkivuar 2018-03-06 tek Wayback Machine
- ^ "Papal States". Encyclopaedia Britannica (në anglisht). 30 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2021. Marrë më 11 gusht 2021.
- ^ "Papal States | historical region, Italy | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-11-15. Marrë më 2021-11-21.
- Faqe me lidhje materialesh multimediale të prishura
- Pages using infobox country or infobox former country with the flag caption or type parameters
- Pages using infobox country or infobox former country with the symbol caption or type parameters
- Pages with plain IPA
- Shtetet Papale
- Historia e Romës
- Shtetet dhe territoret e themeluara në vitet 750
- Shtete dhe territore të shpërbëra më 1798
- Shtete dhe territore të themeluara më 1799
- Shtete dhe territore të shpërbëra më 1809
- Shtete dhe territore të themeluara më 1814
- Shtete dhe territore të shpërbëra më 1849
- Shtete dhe territore të themeluara më 1849
- Shtete dhe territore të shpërbëra më 1870
- Shtete të krishtera
- Historia e Katolicizmit në Itali
- Historia e papatit
- Monarki të shuara në Evropë