Helen Keller
Helen Adams Keller (27 qershor 1880 – 1 qershor 1968) ishte një shkrimtare, lektore dhe aktiviste e njohur Amerikane. Kur ishte vetëm 19 muajsh, prindërit e saj konstatuan se ishte e shurdhët dhe e verbër prandaj dhe e çuan në Institutin e të Verbërve në Boston, rastin e së cilës e mori përsipër edukatorja Anne Sullivan.
Historia e saj u bë e njohur në të gjithë botën për shkak të një skenari teatral që bazohej në autobiografinë e saj, brenda të cilit përshkruheshin përpjekjet e Sullivan për të zhvilluar një kod kumunikimi me të në mungesë të plotë të fjalës. Përfundimisht, mësoi gjuhën e shenjave dhe më 1888 u kthye në Boston, ku u konsiderua si fëmijë-mrekulli.
Keller ishte e dhënë pas letërsisë dhe kurrë nuk rreshte së lexuari. Shumë shpejt mësoi gjermanisht, greqisht dhe latinisht. Ishte personi i parë me shurdhim dhe verbërim që përfundoi studime universitare (1914). Pas diplomimit të saj, vazhdoi studimin e shkrimtarëve dhe filozofëve të huaj, ndërkohë që dhe vetë kishte filluar të shquhej si një shkrimtare shumë produktive. Realizoi shumë udhëtime në Europë, ku u njoh me Bernard Shaw. Në Skoci u nderua me titullin shkencor doktor (PhD). Keller, kishte deklaruar hapur kundërshtimin e saj ndaj luftës. Gjithashtu dallohej si aleate e të drejtave të grave, të drejtave të punës, socializmit por edhe shumë lëvizjeve të tjera progresive.
Vdiq në vitin 1968. Veprat më në zë të Keller janë: “Ditari i Helen Keller”, “Historia e jetës sime”, “Pesimizmi”, “Feja ime” dhe “Mbremje Paqësore”.