Jump to content

Hafsa bint Omer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hafsa bint Umar
Nëna e Besimtarëve
حفصة بنت عمر
U lind nërr. 605 e.r.
Vdiq45 Shaban hixhri; tetor/nëntor, rr. 665 (59-60 vjet)
Medina, Hexhaz, Kalifati Emevi
(sot Arabia Saudite)
Vendi i prehjesXhenet el-Baki, Medina
Njohur përGruaja e profetit islam Muhamed, Nëna e Besimtarëve
Bashkëshorti/ja
Prindër
Të afërm
List
Familja

Hafsa bint Omer (arabisht: حفصة بنت عمر Hafsa bint Umar; c. 605-665) ishte një nga gratë e profetit Muhammed dhe për këtë arsye Nëna e Besimtarëve.

Hafsa ishte bija e Omer ibën el-Hatabit dhe Zejneb bint Madhuvn. Ajo u lind "kur Kurejshët po ndërtonin Qaben, pra pesë vjet para se Profeti të dërgohej, dmth në 605.[1]

Ajo ishte e martuar me Hunais ibn Hydhejfe, por ngeli e ve në gusht 624. [2]

Sapo Hafsa kishte përfunduar periudhën e pritjes, i ati Umeri i ofroi dorën Osman ibn Afanit, dhe më pas Ebu Bekrit ; por ata të dy e refuzuan atë. Kur Omeri shkoi tek Muhammedi për t'u ankuar për këtë, Muhammedi u përgjigj: "Allahu do ta martojë Osmanin me një më të mirë se vajzën tënde dhe do ta martojët me vajzën tënde me një më të mirë se Osmani". [3]

Muhammedi u martua me Hafsan në Shaban AH 3 (në fund të Janarit ose në fillim të Shkurtit 625). [4] Kjo martesë "i dha Profetit mundësinë për t'u bashkuar me këtë pasues besnik", [5] Dmth Omerin, i cili tani u bë vjehrri i tij.

Kur Osmani u bë Kalif, e përdori kopjen e Hafsas kur standardizonte tekstin e Kuranit.[6] Gjithashtu thuhet se ka transmetuar gjashtëdhjetë hadithe nga Muhamedi.[7]

Ajo vdiq në Shaban AH 45, pra, në Tetor ose Nëntor 665. Ajo është varrosur në varrezat el-Baki pranë Nënave të tjera të Besimtarëve.[8][9]

  1. ^ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 8.
  2. ^ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 3.
  3. ^ Ibn Saad/Bewley vol. 8 pp. 56-58.
  4. ^ Ibn Saad/Bewley vol. 8 p. 58.
  5. ^ Margoliouth, D. S. (1905).
  6. ^ Bukhari 6:60:201.
  7. ^ Siddiqi, M. Z. (2006).
  8. ^ Ibn Saad/Bewley vol. 8 p. 60.
  9. ^ Ahmad ibn Muhammad al-Sayyari (2009). Kohlberg, Etan; Amir-Moezzi, Mohammad Ali (red.). "Revelation and Falsification: The Kitab al-qira'at of Ahmad b. Muhammad al-Sayyari: Critical Edition with an Introduction and Notes by Etan Kohlberg and Mohammad Ali Amir-Moezzi". Texts and studies on the Qurʼān (në anglisht). BRILL. 4: 103. ISSN 1567-2808.