Jump to content

Efekti i Hollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diagrami i efektit të Hollit, tregon rrjedhën e elektroneve (në vend të korrentit).
Legend:
1. Elektronet (jo te korrentit elektrik!)
2. Sensori i Hollit
3. Magnete
4. Fusha magnetike
5. Bateria
Pershkrimi
Ne pikturen "A", sensori i Hollit merr një ngarkesë negative në cepin e lartëm (të simbolizuar nga ngjyra blu) dhe pozitive në cepin e poshtëm (ngjyra e kuqe). Tek "B" dhe "C", ose rryma elektrik ose fusha magnetike ndryshojnë kahun, gjë e cila shkatkton ndryshimin e kahut të polarizimit. Po të ndryshojmë si kahun e rrymës ashtu edhe të fushës elektrike (figura "D") kjo bën që sensori i Hollit të marrë një ngarkesë negative në anën e lartme.

Efekti i Hollit i referohet diferencës potenciale (voltazhit të Hollit) në anë të kundërta të një përcjellësi elektrik përmes të cilit kalon një rrymë elektrik, i krijuar nga një fushë magnetike e zbatuar pingul me rrymën. Eduin Holl e zbuloi këtë efekt ne 1879.[1]

Raporti i tensionit të krijuar me prodhimin e intensitetit të rrymës elektrike dhe fushës magnetike (I*B) pjesëtuar me trashësinë e elementit (sensorit), njihet si koeficienti i Hollit. Ai është një karakteristike e materialit të përcjellësit , sepse vlera e tij varet tek tipi , numri dhe vetitë e mbartëseve të ngarkesës që prodhojnë rrymën.

Efekti i Hollit vjen si rrjedhojë e natyrës së rrymes në një percjellës. Ryma elektrike përbehet nga lëvizja e shumë "thërrmijave" të ngarkuara (zakonisht, por jo gjithmonë këto janë , elektrone). Mbi ngarkesat në lëvizje vepron një forcë , e quajtur forca e Lorencit, kur një fushë magnetike është e pranishme e cila nuk është paralelle me levizjen e tyre.[2] Kur fusha magnetike nuk është e pranishme, ngarkesat ndjekin lëvizjen në vijë të drejtë. Megjithatë, kur mbi to vepron një fushë magnetike pingul me lëvizjen e tyre, trajektoria e lëvizjes së tyre është e lakuar në mënyrë që ngarkesat fillojne e mblidhen tek faqet e materialit. Kjo lë sasi të njëjta ngarkesash të kundërta të ekspozuar në seicilën faqe. Rezultati është një shpërndarjeje asimetrike e densitetit të ngarkeses pergjate elementit te Hollit qe është pingul me 'vijen e shikimit' dhe me fushen magnetike te zbatuar. Ndarja e ngarkeses con ne krijimin e nje fushe elektrike qe është ne drejtim te kundert te migrimit te ngarkese, pra qe vepron kunder ngarkesave, keshtu qe nje potencial elektrik fillon te krijohet persa kohe ngarkesa rrjedh.

Per nje material te thjështë kemi vetem nje mbartës ngarkese (elektronet) keshtu qe voltazhi i Hollit VH jept nga

Koeficenti i Holit percaktohet si

ku I është korrenti pergjate gjatesise se elementit gjysempercjelles, B është denisteti i fluksit magnetik, d është trashesia e elementit, e është ngarkesa e elektronit, j është densiteti i korrentit, dhe n është densiteti i mbarteseve te ngarkeses te elektroneve mbartes.

Si rezultat, efekti i Hollit është shume i vlefshem per te matur dendesine mbarteseve te ngarkeses ose per matjen e fushes magnetike.

Një tipar shumë i rëndesishëm i efektit të Hollit është se ai diferencon midis ngarkesave pozitive që lëvizin në një drejtim dhe atyre negative që lëvizin ne drejtimin e kundert. Efekti i Hollit tregoi proven e pare te vertet tse korrenti elektrik ne metale është rrjedhoje e levizjes se elktroneve dhe jo prej protoneve. Efekti i Hollit gjithashtu tregoi se ne disa materiale (ne vecanti ne gjysempercjellesit), është me e volitshme te mendojme per korrentin si nje levizje e "vrimave" pozitive sesa si nje levizje e elektroneve negative.

Shikoni gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Edwin Hall (1879). "On a New Action of the Magnet on Electric Currents". American Journal of Mathematics. 2: 287–92. doi:10.2307/2369245. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2008. Marrë më 2008-02-28. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Hall Effect". NIST. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2008. Marrë më 2008-02-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Patents
General