Jump to content

Qafat malore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 29 janar 2014 23:24 nga EmausBot (diskuto | kontribute) (Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:Q133056)
Qafa Kamqik Uzbekistan
<skema e Qafes malore
<skema e Qafes malore

Qafat Malore paraqesin në vetvete një ulje të vijës kreshtore midis majave malore fqinjë. Në zonat malore kalimi nga një vend në tjetrin zakonisht bëhet nëpërmjet qafave, prandaj dhe rrugët kalojnë nëpër to.

Në varësi nga detyrat që zgjidhin trupat në luftim si dhe nga kushtet e situatës dhe karakteri i vendit, rëndësia taktike e formave tipike të relievit mund të jetë e ndryshme. Megjithatë mbi rëndësinë e tyre, në përgjithësi mund të thuhet se lartësitë janë mjaft të përshtatshme për vendosjen e pikave të vrojtimit dhe ndërtimin e pozicioneve të zjarrit të armëve të këmbsorisë, mbasi prej tyre vendi shikohet mjaft mirë. Rëndësi të madhe në këtë drejtim, kanë sidomos lartësitë që zotërojnë, mbi vendin përqark. Luginat në përgjithësi janë të favorshme për t`u përdorur si mburoje apo si rrugë të fshehta për manovër tërheqje dhe furnizim. Rëndësi të madhe kanë bile format e vogla të sipërfaqes së Tokës, si rrëketë, gropat natyrore, gropat e formuara nga predhat e artilerisë dhe bombat e aviacionit, stomet etj. Ato mund të shfrytëzohen gjerësisht prej trupave si mburoje gjatë kërcënimeve dhe zvarritjeve nën zjarrin e armikut. Rëketë, kanalet, mbushjet e gërmimet gjatë rrugëve etj, ndikojnë pozitivisht edhe në mbrojtjen e ADM.[1]

Burimi i te dhenave

  1. ^ Prof. Asoc. Dr Myslim PASHA,GJEOGRAFIA USHTARAKE, INSTITUTI GJEOGRAFIK USHTARAK I SHQIPËRISË, Tiranë 2006

shih edhe

Lista e Qafave malore në Alpe


 Commons: Mountain passes – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale