Panxhari
Panxhari (lat. Beta vulgaris) është një bimë e përfshirë në nënfamiljen Betoideae në familjen Amaranthaceae.
Përshkrimi
RedaktoPanxhari është një bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe të mëdha vezake e në tufë afër rrënjës dhe me një zhardhok të tultë, të madh, të rrumbullakët sipër e me majë poshtë, 46 që përmban sheqer në sasi të ndryshme sipas llojit; zhardhoku i kësaj bime, prej të cilit nxirret sheqer ose që përdoret si ushqim[1].
Historia
RedaktoQë nga Mesjeta rrepat janë përdorur për të mjekuar një shumësi sëmundjesh, sidomos për në lidhje me tretjen dhe gjakun. Bartolomeo Platina ka rekomanduar përdorimin e rrepave me hudhra për të hequr erën e hudhrave[2].
Përgjatë shekullit të 19-të, vera ngjyrosej me lëng panxhari.[3]
Kultivimi
RedaktoMë poshtë do t'i përmendim disa prej kultivimit të rrepave, ngjyra e rrepave është e kuqe dhe e kuqe e mbyllët.
- Albino, rrënjët e bardha
- Chioggia, e kuqe (që është e dallueshme) dhe rrënjët e bardha
Ushqimi
RedaktoRrepat mund të zihen, qërohen dhe pastaj të hahen të nxhehta; poashtu mund të gatuhen dhe pastaj hahen të ftohta, të qëruar dhe pastaj të hahen si sallatë.
Në Poloni dhe Ukrainë rrepat përzihen me rrikë për ta bërë një ushqim të popullarizuar Ćwikła (ushqim i popullarizuar në Poloni, Ukrainë). Poashtu rrepat e kuqe përdoren për pije.
Panxhari i bardhë
RedaktoRekomandohet posaçërisht në periudhën e dimrit, kur organizmi ka nevojë të madhe për mbrojtje nga infeksionet dhe viruset.
Panxhari i bardhë mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Ai përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin.
Ai përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Zhduk puçrrat në lëkurë. Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.
Panxhari i bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.
Përveç vitaminave, kjo perime përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizmin.
Panxhari i bardhë stimulon punën e fshikëzës së tëmthit. Falë rafanolit, vajit eterik fosforik, nxit jashtëqitjen e mukozës nga organet e frymëmarrjes, pra rekomandohet në rastet e bronkitit dhe kollës.
Rrënja hahet e papërpunuar, në formën e sallatës ose e përpunuar në mënyrë termike.
-
Supë me rrepa të kuqe
-
Sallatë me rrepa dhe me molla
-
Sallatë finlandeze
-
Rrepa të qëruara
-
Pije me rrepa të kuqe
Kultivimi
RedaktoMë poshtë do t'i përmendim disa prej kultivimit të rrepave, ngjyra e rrepave është e kuqe dhe e kuqe e mbyllët.
- Albino, rrënjët e bardha
- Chioggia, e kuqe (që është e dallueshme) dhe rrënjët e bardha
- Rrepat e arta, (rrënjët e verdha)
Histori
RedaktoQë nga Mesjeta rrepat janë përdorur për mjekësi, sidomos për sëmundjen që lidh tretëshmërinë tek gjaku. Bartolomeo Platina ka rekomanduar përdorimin e rrepave me hudhra që t'ia heqim erën e hudhrave.
Referime
Redakto- ^ Spahiu, Agim (10 mars 2009). "Fjalorthi i botanikës nga FGJSSH" (PDF).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Platina De honesta voluptate et valetudine, 3.14
- ^ Nilsson et al. (1970). "Studies into the pigments in beetroot (Beta vulgaris L. ssp. vulgaris var. rubra L.)"